TEKSTI ORIGJINAL

Këmbë nuk ka, por zvarritet shpejt
Njashtu si ti, që me zvarritje erdhe aty ku je tani.
Elastikë dhe i thyeshëm, njashtu si ti, që u dredhe e u përdredhe, ta marrësh atë që nuk të takon.
Gjarpëri zhveshet nga lëkura, njashtu sikur bëre ti, kur u zhveshe nga uniforma, që si duket ta kishin veshur me trysni.
Mirë bëre që e zhvesh, sepse as nuk të rrinte bukur, dhe e shëmtoje.
Si duket kishe frikë nga uniforma dhe shqiponja.
Gjarpëri ikën nga shqiponja.
Emrin e le sepse e dije që je tinëzar si gjarpër, apo se e dije që do bëhesh gjarpër?
Nuk je gjarpër autokton që jeton në shtëpi dhe nuk i helmon antarët e familjes, por gjarpër i huaj që vallzon si të thonë, sipas tingujve të pronarit tënd.
Mos harro që gjarpërit i shtypet koka!.
9. VIII .2016

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024