TEKSTI ORIGJINAL

Në një mëngjes pa diell, ti më braktise mua;
Kur more valixhen në dorë, unë e pata vështirë t’i lidhë shkronjat dhe të të them;
Lamtumirë…

Një erë e fortë mori çdo gjë para vetes, dhe nuk kurseu as buzëqeshjen tënde.
Unë nuk e di se në ç’rrugë pretendon të shkosh; Jam i shtrirë dhe nuk mund të lëvizë.
Por nuk mund të ndalojë të të dua; Të të dua, deri në amshim...

Nga dritarja e vjetër, të pashë ty duke ecur dhe marrë një taksi;
Seç filluan ndjenjat të më përzihen…Shqiptova emrin tënd me të madhe, por ti nuk më dëgjove.
Vallë të shoh për herë të fundit? Vallë do të kthehesh ndonjëherë?

Dhoma mbeti e shkretë, më mbeten vetëm kujtimet tua, dhe një fotografi e ndrydhur.
Dallas Morning News, shkruante për një ngjarje interesante,
teksa papritmas dëgjova një gjëmim të madh, dhe ca zëra të çjerrë që sa vinin e shtoheshin;

Mezi arrita të vrojtoi nga dritarja; E kisha të vështirë të merrja vesh ç’po ndodhte mes turmës;
Era tani torkiste më lehtë në dritaren time. Por a nuk ishte kjo erë, që ma mori atë pak më parë?

Duke çarë turmën me sy, arrita të dalloj një vajzë flokëgështenjë të shtrirë përtokë;
Për herë të fundit, munda t’i shoh flokët e saj të valviteshin në rrugën Bigwood.
Për një kohë të shkurtër, atë e larguan.
Por zërat e mbytur vazhdonin të jehonin në qiellin gri, gjersa unë mallkoja fatin tim.

Që nga ajo ditë, zemra ime u thye dhe e tillë mbeti;
Por nuk u ndal, duke shpresuar për një ditë të mirë…
Vallë do të të shoh përsëri? Vallë do të kthehesh ndonjëherë?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024