TEKSTI ORIGJINAL

para (AD ose A.D.) pas (BC ose B.C.)

Ardhacak,

Ç’bënë në këtë tokë të huaj,
ku bukës thojnë bukë, ujit ujë,
jemi ne këtu Ilirët, dardanët
shqipe i thojnë.

I humbur je në këtë magji,
syrgjynosur, i vrarë,
rrugëtimin vazhdo shitigjeve të kthesës
helmuar të kjoftë qëndrimi nën këtë qiell.

Kur kupton forcën e fjalës,
se atdheu, pellazgu është një,
do fundosesh, kërkosh shpëtim,
që tani ti, largohu nga kjo tokë e bekuar.

Janë fjalë këto, më se të buta,
tingëllojnë hijshëm në këtë parajsë,
por ti ndëgjo,
duhesh ditur, këtu skëterra të pret.

Mbledhur janë, ndëgjohet kushtrimi,
ajri mbushur është më mëri,
vlon llava në gjoksin kuqezi,
sot, shqipet janë bërë një,

Ndëgjon,
taulantët, adrianët,
dardanët, dalmatët, albanët,
ndëgjo,
bien këmbanat dridhen kështjellat,
veshur janë burrat,
burrneshat përcjellin,
kalorësit janë,
në udhëtimin epik,
mbuluar qiellin kanë
miliona shtiza helmuese janë,
mishëruar në një.
jehon ashpër dhe fortë,

-duart larg nga mbretëria e shqipeve-

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024