TEKSTI ORIGJINAL

Ka kohe qe me kane ngecur akrepat e ores,
Me kote mundohem ti leviz me gishtat e dores
Dhe era qe fryne fuqishem dote, nuk i leviz,
Cuditem me te, qe per toke shemb peme e lis!

Koha ka fjetur, dhe eshte ne gjumin letargjik,
Sa do te deshiroja, te kisha nje shkop magjik,
Ti zgjoja oret dembele qe flejne pareshtur,
Qe Kohen e kane ngrire e kane bere te heshtur!

Perse ky stres per kohen e humbur,
Per kohen e fluturuar si gjethe e shkundur,
E di qe koha ka ngecur, akrepat po flejne,
Me qindra pike pyetje trurin ma mberthejne!

E di qe me lodhi koha, por do ta zgjoj, jam i bindur,
Shpresoj ne nje cast, se ka per te rilindur!
Moment i cili shpejte do te vije,
Do jete vete koha qe akrepat, perpara do ti shtyje.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024