Teksti Origjinal

Ndërtohet miqësia e vërtet,
memorial ky i pavdekshmërisë,
gdhendur do jenë për të parën herë.
emrat e prijetarëve të poezisë.

Pishtarët janë, ndarë një kohë të gjatë,
nga furtunat , rrëmuja e kohës,
me pendë të thyer, mbijetuan agoninë,
etërit e vargjeve, zonjat e të bukurës.

Rrënuar është, muri i përçarjes,
asgjësuar, për të mos u kthyer më kurrë,
ishte vetëm një presje që ndarë në dysh ka,
folësit e të bukurës, gjuhës së poezisë.

Fama e lashtë, shtegton në rrugën e dashurisë,
në odën e gjykimit, do jetë e mirëseardhur,
ngritur do jenë, pronarët e kënaqësisë,
vend ku ndëgjohen vargjet e kalorësve.

Ecin drejt dritës, perlat e shkrimit,
ndriçojnë letërsinë e ditës së sotme,
përkthyer, në të shtatë gjuhë botëror,
shtrirë kanë pushtetin në të katër anët.

Vargje poetike VIII
Kështjella e poezisë
Tyran Prizren Spahiu

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019