TEKSTI ORIGJINAL

Nuk e harroj ne klase hapin tim te parë,
Nga gjyshja me parë, kurre nuk isha ndarë,
Hyra i ndrojtur zura vende ne klase,
Cuditerishte shikimi me vajti ne derase.

Binte shi ne ate vjeshte te shkuar,
Shiu derdhej reke nga qielli i shpuar,
Pemet lekundeshin, gjethet binin, nxitonin,
Dhe lote nga syte e mije qe nuk pushonin.

Shpesh kisha veshtruar klasen nga dritarja,
Mesuesen qe rrinte mbi libra e lexonte,
Bankat e drunjta, tavanin e gdhendur,
E pastaj ikja me vrape e fshihesha i trembur.

Eshte kujtim i jetes, klasa e pare dikur,
Mesuesja shoket, dhe derasa e zeze ne mur,
Ne klase te parë i ndrojtur i kalova ditet,
Per tu celur neper klasa qe pasuan vitet.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024