Teksti Origjinal

I lodhur nga kjo jete e trishte,
Me hapin tim eci netve i pergjumur,
Me kot po nxitoj, nuk ja di fundin lojes,
E di qe kam ngecur ne harresen e kohes.

Jam lodhur duke pritur qe dikush te kujtohet,
Cilido qofte ai njeri,i mire apo vandal,
Te shprehet per mua te kujtohet,
Qe une nga harresa e kesaj bote te dal.

Ndoshta veten vete e kam harruar,
Apo te tjeret qellimisht ,kete nuk e di,
Do desha qe boten ta shkundja,
E pastaj ta ndreqja me magji!

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020