TEKSTI ORIGJINAL

Dhe vjen një kohë ashtu papritur
Që shterojnë pyetjet, meken përgjigjet
Lë ca gjurmë udhëve duke ikur
Udhë që s'flasin tek mbyllin shtigjet.

Dhe vjen kjo kohë e pa hiç pendesë
Mbyll një cikël e hap një tjetër
Kohë e turbullt, e mjerë, pa shpresë
Që fsheh mistere në një sënduk të vjetër.

Ah, vjen kjo kohë dhe i hapim krahët
Këmbët hapin disa të tjerë
Dhe gjyshi moçëm mbi bastunin mbahet
T'ja falë të nipit ende pa lerë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024