TEKSTI ORIGJINAL

Ajo e mbylli derën e doli ngadalë
Si jehonë e largët pikëllimi
Ikja dhe vdekja është e përdalë
I përdalë ështe dhe vetë zhgënjimi.

Ndaj dhe s'fola, e lashë të shkonte
Në vorbullën mister të lumturisë
Një tis i mjergullt mjergullonte
Në gotën e dehur prej mërzisë.

Diç më theri në shpirt pastaj
I mprehtë pendimi më këshillonte
Ah bravë e ndryshkur, - Dhe ti ke faj
Faj ka dhe dera që e la të shkonte.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024