TEKSTI ORIGJINAL

Befas, kur unë të jem larguar
Larg, shumë larg, një Zot e di
Thoni, - U zhduk i dashuruar
Në kërkim të vetes dashuri.

Kapluar male, rrugëve i endur
I marrë qenka, lanet më thanë
I sillesha botës gjysëm i çmendur
Që dashurinë ta kisha pranë.

S'dua njeri për të më kërkuar
Fosile të gjalla në arrati
Unë jam i marrë i dashuruar
Sërish do çmendesha për dashuri.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024