TEKSTI ORIGJINAL

Jetoje larg kujdesit,
frymoje i etur për dashuri,
shikjoja vijën e ndarjes së egër,
Mëmëdheu im e shtrenjta Shqipëri.

Kreshtat tmerrësisht të varfëruar,
detet në pafundësi të vetmuar,
ajri i rënduar dhe neveritës,
gërshetuar në ty i çmuari Atdhe.

Rrugëtimi mijëravjeçar në errësirat e historisë
shkelur nga barbarët gllabëritur nga korbi i zi,
vajtonte deti gjëmonin malet shqype,
jetohej në varfëri shkëputur gjallëria,
harruar, anashkaluar, anatemuar,
u fut në harresë në shkretëtirën e pafund,
helmosur fryma i trazuar shpirti,
farkëtuar si i kotë pa vlerë i pafrytshëm,
frynin erërat shkatërruese stuhia monotone,
zhurma e armëve përsëritej,
gjaku brez pas brezi freskohej,
kujtonte hienën e ardhacakëve mizor…

NE,
jetonin në ankth e tmerr,
ushqeheshim me mëri dhe urrejtje,
dyert e mbyllura, muret e larta,
ndërgjegja e vrarë, emocionet e dhunuar,
dora tinzake gjak përsëri gjak,
notonte jeta në detin e tmerruar,
Heshtje varri kundërmonte,
stuhitë ballkanase paepur goditnin,
ata të fshehtë, pispillosur, buzëqeshur,
si kafshët kërkonin prenë në Ne…

Ngritu mbretëri, hapi krahët,
Lundëro bjeshkëve alpeve shqype,
Zotëri i bekuar burri i shqiptarisë
Zëri Besë le të jehoj fuqishëm…
…dhe kur u fundosën aspiratat e piratëve,
goditur nga dora yt e hekurt,
valëzo shesheve të qëndisura me nam,
ndriçuar me krenari dhe bujari,
Vëllazërit e bashkuar, me fjalën e dhënë,
Kushtetutën e Lidhjes,
askush dhe asgjë nuk guxon të nëpërkëmbë,
as erërat më të fuqishme tokësore,
stuhitë e deteve, shembjet e fortifikatave,
tmerri i luftës mortajat botërore,
ASGJË
Kushtetuta do jetoj,
Ai-populli, veshur si kalorësit,
frymëzuar me Besë,
do ruaj,
deri në ditën e apokalipsës,
mbijetojë edhe ditën e gjykimit…

TANI JU LUTEM, MOS,
lejoni të grushtohet dija, helmohet rinia,
mbjellet fara e urrejtjes vëllazërore
kurrsesi të vërshojnë burgjet, rrymat politike…

SOT
Në ty gërshetohen Shqipja dhe Shqiponja,
Vëllezërit dikur të ndarë,
frymëzuar shtegëtojnë shtigjeve
vetëm të bashkuar do arrijmë horizontet
Rrugëtojmë në bardhësinë e bukurës ardhmëri.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024