TEKSTI ORIGJINAL

Ulur këmbëkryq dridhet zëri i odës,
llulla e vjetër tymos ne ndëgjojmë,
merre sharkinë na thuaj këngës,
të frymojmë të mos harrojmë.

Me shtatëqindë dele e shtatë qen,
sundon bjeshkët Çoban i thojnë,
trupshtatë rrëmbyer ka nusen,
oxhaku tymon janë pesë që jetojnë.

Baresha me kule faqekuqë trimëreshë,
vajti për çobanin pa i mbushur shtatëmbdhjetë,
lartë në kreshta livadheshë,
ndërtuan kolibën familja shumëzohet.

Edhe më lartë në bjeshkë ujqërit duke ulëruar,
mos më shikjoni ashtu, nesër duhet sjellur dru,
shikjoni matanë, dëbora ka mbuluar,
do jetë i ashpër ky dimër i vonuar shumë.

Nuse, përgatit qilarin për ushqim,
nesër dë therim lopën e majmë,
duhet mbushur oxhakun me ndriqim,
pasnesër do zbresim në fshat krip të blejmë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024