TEKSTI ORIGJINAL

Për ty Hero Kombëtar flet Historia mbarë,
flasin fusha, flasin male,
flasin dete dhe lumej
flet Prishtina flet Tirana,
Ilirida Mali i Zi flet dhe motra Camëri.

Ju flet Drenica e Presheva,
Lugina dhe Deçani, flet Peja e Gjirokastra
Ju flet babai Kombit Ismail Qemali,
me burrat e motit herojn të gjall, ju fton Vlora në Ditën e
Flamurit Kombëtar.
Që çdo 28 Nëntor populli dy fish feston.
Festën e Flamurit e Ditëlindjen tuaj
o Hero i Gjallë Adem Jashar.

Ju flet Prizreni me Murin e Kalasë,
lumi përmes që u mbush me gjak.
Ju flet Shkodra e lumi Matit gumëllon Dibra e Korabi,
flet Lezha dhe Elbasani.
Ju flet Korça dhe, Kaçaniku me shpirtë,
ju flet Rugova dhe Mitrovica lumi Ibë qan çdo ditë.

Ju flet Durrësi dallgëzon deti,
ju flet Kukësi dhe Tropoja shpitin tuaj si ujë Valbonës.
Flet Gjakova dhe Skënderaj,
O' Gjergj Kastrioti II-tëKruja thrret çdo ditë.

Po të thrret gjithë populli e Trojet Etnike,
Po ju thrret Flamuri Kombëtar
që për të jetën dhatë, toka është përçarë.
Ngriu Hero se jeni i gjallë...

Po ju thrrasin nga Kosova e Camëria, nga Ilirida në Mali Zi,
Për ju do flasi Historia me shekuj me rrallë.
"Herojt e dëshmorët kurrë nuk vdesin janë të gjallë.
Në zemrat e popullit Fisnik të Kombit Shqiptar,
Ju jetoni si të gjallë, ju kujtojmë me lavdi në të shenjtën Histori"!

Ju përshëndes me vargjet për Heroin Kombëtar Adem Jasharin.
Lavdi Mira Korance përulet me shpirt.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024