TEKSTI ORIGJINAL

Te porta e vjeter e shtepise hyra me ngadal,
Sikur ajo po me thoshte havash more djal!
Kisha kohe pa ardhur, dhe e dija qe po me priste,
U ktheva mbas vites, se dhimbja po me vriste.

Ne nje dhome, pashe djepin qe nena me perkundi,
E preka me dore qava me lot, sa trishtimi me mundi!
Nga tjegullat e thyera myshqet varen tek dera,
Obori qe dikur kishim lozur, mbushur driza e ferra.

Rikthehem serishmi tek shtepija ime e vjeter,
Dhe mendoj jam une, apo eshte dikush tjeter,
Kur dola nga kjo porte nje femije e bindur,
E mbajta me vete ne zemer, se aty kisha lindur.

Rikthehem mbas vitesh, ku me jane thinjur floket,
U riktheva me mallin ne zemer, per njerzit e shoket,
Jeta eshte kaq e madhe, dhe ne te ka dhe ndarje,
Por ndodhe qe te c'mallesh, dhe kjo eshte ringjallje.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024