TEKSTI ORIGJINAL

Një fshatar tek ecte me gjithë grua,
Gjeti një gjarpër te ngrirë në përrua,
Ishte burr zamani, si qe moti.
Grua tha ta shpetojmë, do na e di zoti.

Jo i tha gruaja duke ulëritur,
Gjarpëri është i pa besë nuk e paske ditur?
E di moj grua, por aspak nuk te besoj,
Se nuk jan gjarpërinjtë të gjithë njëllojë.

Dhe vrap e mori gjarpërin që ishte kular,
E hodhi tek gomari sipër mbi samar,
Dhe iku shpejt, gomarin ç'ponte me një brirë,
Shpejtonte ta shpinte pranë vatrës gjarprin e ngrirë.

E mori gjarprëin, dhe u futë në shtëpi,
Vatra ishte fikur, kishte ngelur vetëm hi,
Nxitoi për cakmakun doren futi në xhep,
Por gjarpëri fluturimthi u futë thellë në djep.

U turr i shkreti, dhe me frikë priti,
Por u drodh i tërri kur fëmija në djep, ulëriti,
Tek po ikte gjarpëri me mashën ja futi,
Masha i ra përsipër, bishtin ja keputi.

Dha e mori tek brima ai i mjerë,
Por gjarpëri nxirte gjuhën, e villte zehër,
U mendua gjatë, dhe tha ti bëjë një lojë.
Dhe me fjalë të bukura, zuri ta mashtrojë.

Të kamë falur i tha gati duke i u lutur,
Jo i tha gjarpëri se ma ke me të futur,
Do rri këtu tek kjo brimë, këtu nën gur,
Se ti djalin e unë bishtin, nuk e harrojmë kurrë!

Dhe mos mashtro, se je burr me mustaqe,
Tani e mbrapa mes nesh nuk ka paqe,
E di tha fshatari, se me vrave tim bir,
Ma ktheve më të keq dhe pse të bëra mirë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024