TEKSTI ORIGJINAL

Personi më i çmuar
Që për jetë më frymëzoi
Më dha vullnet të jetoj
Ashtu siç unë dëshiroj.

Më ofroi gjithçka në jetë
Më ofroi diçka me vlerë
Dashurinë e një prindi
Atë dashurinë e vërtetë.

Ai është arsyeja
Pse tek unë ka buzëqeshje
E për mua gjithmonë
Ai do mbetet kuptimi i jetës.

Prezenca e tij
Jetën ma bën të çmuar
Baba, ti je personi
Më i veçant për mua.

Jeta ime pa të
Nuk do kishte kuptim
Ngaqë ai është
Pjesë e shpirtit tim.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024