Teksti Origjinal

Natë e trishtë në qytetin e përgjumur,
Gurgullima e ujit të lumit natën zgjonë,
Valët rrëshqasin, e treten në heshtje,
Të lodhur pa gjumë, edhe pse vajti vonë.

Vetëm hëna çan tisin e natës së errët,
Qe rrezet e sajë nga lartë ti hedh lirishtë,
Hedh dritë mbi mua që eci si i verbër,
Rrugëve pa gjumë në ketë natë të trishtë.

Sonte mendimet më stërgjaten në heshtje,
Zhyten thellë në lumë, kryqezohen me dallgët,
Po eci i vetem ne terrin e ë kesaj nate,
Duke pritur mëngjesin, që duket i largët.

Kjo natë sonte vetëm heshtje mbjedh,
Shpirti me ronitet, një lot i vakët me rrjedh,
Thërras me te madhe, hënës i kerkoj ndihmë,
I lutem te ma ndriçojë ketë rrugëtimin tim.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019