TEKSTI ORIGJINAL

Unë, i pangrënë
bërë asht e lëkurë,
papandehur i gjinda
tek varfanjakët,
në atë vatër
folen e bujarisë që mirëpret
ngrohtë, njerëzor, ofruan sofrën
gjeta strehën e kafshatës
bukë të ngrohtë, shpirt bujar.

Ulur jemi, sytë enden
emocionuar tepër ndihem,
si të haj llokmën
e fëmijëve ende të njomë!
Por,
zorrët tradhtojnë
posi stuhia e vjeshtës së vonë
tingujt përfshijnë odën,
më vështrojnë me dhimbëshuri
buzëqeshja e tyre më përshëndet
urritur je, kafshatë edhe një merr!

Burrërisht bën ballë
plaka e oxhakut
në kënd qëndron
heshtur është,
zonja e oxhakut bën ballë
syulur bëhet se flen
pranë koftorit ushqehet me varfëri.

-Huaj është për te kënaqësia-...

Ndjenjat
bërë me janë det i hapur
shtërngatë e paparë,
ndëgjova
u largua Molière këmbëzbathur
sa më larg fisnikërisë së shoqërisë
tej oreksit të borgjezisë !
Yni, kurrë i ngopuri
shtriu dorën e hollë, pafuqishëm,
matanë legjendës së misrit
syhapur
qetësinë në rini gjeti Migjeni...

Tani,
shtrirë është muzgu
mbuluar ka turpin njerëzor,
jashtë varfërisë
enden përrallatorët monden,
vrazhdë janë
posi errësira të pangopur.
Unë,
akuzoj veten,
pse, jam dëshmitar e orgjisë së njerëzimit !?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024