TEKSTI ORIGJINAL

Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë natë e dashura ime. Sonte ëndërrat dhe kujtimet per ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemren time të perlotur. Më beso ndihem i vetem në këtë botë të madhe i humbur si një i huaj, ku në errësiren i harruar dhe i hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m'i ka ofruar njëher kur isha me ty, e ndjej veten të dëshiruar për pak qaste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemren time mbretëron acari që më ngriu zemren, e bëri akullë! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kerkojn, ty e dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thot të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keq kur e di që s'të përket aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetem njëher të jem me ty të qendroja një minutë, atëher e kisha lutur zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty !!!!
Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, atëher lotët teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedhi syt më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepsëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua të gjata, atë trup të bukur mendoj se jam i ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhel. Ç'ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s'të ka... ohhhh ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRESH KËTË SHPIRT QË TË MOS VUAJ MË Ç'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç'ti bëj syve që ndjejnë mall e duan të t'shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ç'ti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzist pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. TË DUA me shpirt.
E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogel dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do ta mbylli brenda në shpirtin dhe kurrë s'do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marr malli për ty do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mija që i ruaj të pastra.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024