TEKSTI ORIGJINAL

Me e panevojshme se nje pershendetje ne udhe
Heroizma; gjithnje
Ka nje mbremje qe s’i duhet askujt.
Po ne si do te benim pa syte
Tmerresisht joshes
Te intriges? Shpirti
Se prapthi e veshi lekuren e vet,
Qyteti te jep dhimbje koke; gjjithnje
Ka nje meshire qe s’i vlen askujt
Mushkerite e drejtesise jane qelbesuar
Dhe po i mjekojne me ilace te skaduara.
Po ne si do te benim
Pa gojezen e bukur,
Kafshimin e erret te tradhtise?
Te gjitha te duhen, vellai im.
Nje nga nje dritat e qiellit i shuan
Sqepi i zogut ne ag te agimit.
Dhe me e sinqerte eshte hipokrizia;
Vejusha-denesje, mbi vdekjen tende
Tani hedh trendafilin e fundit:
Lavdine, qe s’i duhet askujt…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024