TEKSTI ORIGJINAL

Hije më bënte një rrap,
Dhe unë të shkruaja letër:
"Dëshiron që të kthehem prapë?
Apo ke gjetur një tjetër?

Si thua, të bëjmë paqe?
Të duhemi si njëherë?
S'të shkruaj, për sy e faqe!
Nga zemra, fjalët i nxjerr!"

Dhe nën rrap, bashkë me hijen
Për letrën, rri e mendoj:
"ç'të bëj?-duart më dridhen-
Ta bëj copë apo t'ia çoj?"

Si ky rrap, dhe ti dikur
Mbi kokë, kështu, më rrije
Jetës sime, i vure mur
Me ato hije xhelozie!

Nga duart, letrën e lëshoj
Me erën, fjalët përzjehen..
"jo, e dashur, unë s'besoj
Në dashuritë që kthehen!"

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024