TEKSTI ORIGJINAL

Zhytur në thellesinë e errët të mërzisë.
Kokën e bllokuar nga mendimet e zeza.
Zemrën e preokupuar me ego.
Qava dhe bërtita nga hidhërimi.
Askë nuk e kisha pranë.
Askush nuk më ofronte ndihmë.
Më braktisën të gjithë.
Mendova...dhe pyeta veten.
Si do bëhet halli yt?
Asgjë, drejt humnerës po shkoj.
Drejt fundit të gjithmotshëm.
Kush do të më ndihmojë tani?
Në çast mu kujtua fjala e Zotit..
"Pas vështirësisë vjen lehtësimi".
Seq më rrahu zemra fort.
Një lot në sy më rrodhi.
Thash me vete: "sa injorant jam".
"Vertet pas vështirësisë vjen lehtësimi.
Mu kujtua Resulullahu.
Kur të gjithë e braktisën.
Kur e shanë e ofenduan.
Mu kujtua Taifi.
Më erdhi në mendje Bedri, Uhudi, Hendeku, Hunijni.
Mu kujtua Isa kur nuk e besuan dhe e ofenduan.
Mu kujtua Musa, kur Faraonin e kishte pas, por Allahu detin e qau.
Mu kujtua Jusufi në fundin e pusit, i braktisur.
Mu kujtua Ismaili, nën tehun e shpatës.
Mu kujtua Ibrahimi në turrën e zjarrit.
Mu kujtua Luti kur derën ia zunë amoralet.
Mu kujtua Junusi në barkun e peshkut.
Mu kujtua Nuhu kur e qeshnin për anijen.
Buzëqesha ngadalë.
Zemra mu mbush gëzim dhe sytë lot gëzimi.
Thash me vete: "Vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi.
Me zë të lart bërtita: "po, ka shpresë".

16. 06 .2016

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024