TEKSTI ORIGJINAL

Pata menduar të flijoja veten
Organet e trupit ti jepja për bamirësi
Edhe m'u dhimbs, shumë e desha jetën
U deha tërë natën me verë e raki.
Organet i trupit i dhashë për bamirësi.

Më morën gishtërinjtë, krahët edhe këmbët
Më hoqën dhëmbët, buzët dhe sytë
Të vetmin shok të ngushtë ma vështruan shtrembët
Ishim miq për kokë dhe s'kishte të dytë.
Të vetmin shok për qejf ma panë shtrembët.

Pastaj më coptuan mushkëritë dhe veshkat
Nuk pata kërkuar t'më vinin narkozë
Më vinin në vegime kërmijtë edhe breshkat
Skifterët dhe pëllumbat, sorrat veshur blozë
Arinjtë siberianë me jelekët rozë.

Dhe më morën çfarë i'u zuri dora
Plot me bulza gjaku u dyndën dyshekët
Diku në të majtë më qe harruar ora
Dhe ajo u zhduk, ndoshta e vodhën mjekët
Ata më grabitën çfarë u zuri dora.

Mendjen edhe zemrën s'po ma hiqnin dot
Mbase nuk kishte se çfarë u duhen
Me mendjen mendova gjera mos më kot
Me zemrën dashurova femra që nuk thuhen.
Mendjen edhe zemrën nuk ma shkulën dot.

Një idiot doktor nisi që ti çante
Oh ashtu të prerë kujt i hyjnë në punë?
Zemra rrihte fort, qeshte edhe qante
Mendja s'kish të shterur, vetëm rridhte lumë.
Mendjen edhe zemrën i kisha dhënë me kohë.

Mirpo kjo që thashë s'është fare e vërtetë
Ndodh një herë në vit të lajthisë poeti
Ai nuk vdes kurrë, jeton në çdo jetë
Vjen përmes dallgësh kur afrohet deti.
Dhe poeti nuk vdes asnjëherë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024