TEKSTI ORIGJINAL

Do nisem me avion të iki diku larg
Atje ku askush e asnjë s'do më gjejë
Dhe botës së harruar do ti sillem varg
Në vorbullën mister asnjë s'do më urrejë.

Do kthehem sërish më mjekrën e bardhë
Me ballin e rrudhur e flokët e rëna
Në pragun e dikurshëm prap kam me ardhë
Aty ku përmallshëm më priste nëna.

Do qaj e dënesem i tretur prej mallit
Pragun do puth me frymën të mekur
Larg nënës e atit, i yshtur prej djallit
Unë rivdiqa prap, kisha kohë i vdekur.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024