TEKSTI ORIGJINAL

Ti,
Fuqia e mbinatyrshme e instiktit
Tunduese e orëve të mia serioze
Nuk e ke për turp të më hutosh
Siç bën me poetët dhe filozofët
Me koka e grada të mëdha...
Ti...
Çelësi kopil i mistereve tona
I dhembjes, vrasjes, tradhtisë...
Ti i bëre luftrat të egra
Dhe paqen ti e zgjidhe,
Në më të magjishmen orgazmë.
Ti...
Ti dhe vetëm ti zgjidh nyjet e përbotme
Ti krijesa që askush s'e ka parë
Dhe ku gjithkush i falet
Si në më shenjtën Perëndi.
Ti dhe vetëm ti...
Je kurthi i të virgjërve
Dënimi i mëkatarëve
Dhe shërimi i shpirtrave që jetojnë.
Ti e bën varjen në litar më të ëmbël
Përballë mallkimit tënd me impotencë.
Tii...
Ti na sheh si krijesa nën sundimin tënd
Si nën epsh e nën zë
Një e nga një
Të gjallat qeliza që vdesin
Një e nga një...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024