TEKSTI ORIGJINAL

Ky paska qenë, fati yt, o ditë:
një udhëkryq martir përposhtë dritares;
ca taksi boshe, që presin t'i shpiejnë
të përhumburit në ripërhumbje;
një tavolinë e stërmunduar kafeneje
që dergj e nuk jepet;
një filxhan kafeje,
që ftohet e pret ta gjerb, me orë e orë;
një pako cigaresh,
që vetëdigjet, vetëboshatiset;
ca mendime të përkora,
që mezi marrin frymë e vdesin;
një palë syza përafrimi
që syve thellakë u dalin ndihmë;
një laps idhnak, që derdh gjakun tim të zi,
mbi letrën e bardhë borë;
pak muzikë që parapëlqen të fiket
në zgavrime veshësh dështakë;
dhe… shumë mallë, shumë dritë, shumë dritë!...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024