TEKSTI ORIGJINAL

Lotët e qiejve,
derdhur e tharë janë,
mbi shpinat e tyre të kërrusura.
Janë prindër.
Dijnë veç të t’i shtrëngojnë duart,
për të ta dhënë gjithë ngrohtësinë
e atij pak gjaku,
që u ka mbetur pa shpenzuar.
As nuk u shkon mendja të të shikojnë,
n’u shkon e qasesh,
me duar bosh,
a me duar plot.
Të shohin, veç në sy, në gojë.
Për një shikim dashurie,
për një fjalë të ëmbël zemre
kanë nevojë.
Ëndërrojnë të të japin,
edhe ç’nuk u ka mbetur
nga vetja e vogëluar.
Kanë kërrusje,
kanë kurrize të lakuar,
kanë shpina të harxhuara,
kanë krahë të vyshkur,
që duan të të mbajnë mbi supet,
si t’ishe foshnja e tyre
e përgjithnjëshme.
Janë dyer,
që gjithnjë rrijnë hapur,
për ta bërë strehimin
e qenies tënde
të përvuajtur e të brishtë.
Janë të vetmet Dyer,
prej nga mund të hyhet
në Parajsë...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024