TEKSTI ORIGJINAL

Në këtë çast të zhbërjes,
zëre se jam
tepër i verbër!

Zëre se nuk e di,
se shkrepëset dhe dashuritë,
zjarrin e kanë në palcë shpirti!

Zëre se jam,
kokëujë,
tashmë!

Zëre
se sytë e mi prej qengji,
një qengj të therur shohin
matanë pasqyre!

O, sy!
Nuk ka perëndi,
as qengj,
as njeri,
që mund t'i rrijë,
shpirtit të vet
përmbi!

Terezi e vetes jemi,
ose do duhej!...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024