TEKSTI ORIGJINAL

Po shpirtrat e trazuar nuk e duan perandorin, as diktatorin,
as forcën jo as shtypjen, as ndryshjen e poshtër. Ata janë të lirë si era
e fortë që gjëmon ndër pyje në tokë e yje në qiell, ata qajnë, qeshin,
vriten, lodrojnë, çahen, ngordhin në ndonjë breg lumi e sërish si hënë e plotë ndriçojnë.

Po në jetë të gjallë shpirtrat e trazuar, të lirë vdesin, janë viktimat e para
të mendjeve mizore. Ata përballen të parët me furitë, tornadot, bien në peshë të lirë drejt e në fund të oqeanit,
me një litar të lidhur në një gur me peshë të rëndë, si Orfeu,
e kryet nuk e nxjerrin më që andej.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024