TEKSTI ORIGJINAL
E madhe bota,
e ne,
të vegjël,
të padukshëm.
Dimër bën,
e verë pi.
Po, po,
ka bel
kjo gotë.
Dhe është fillikate,
dhe është përgjysmë
si vet vetja ime.
Mbledh mendtë,
për beli kap gotën,
e vë ndër buzë,
në gojë.
Nëpër gjuhë,
nëpër damarë e trup,
njomë gruaje,
gjak gruaje
më derdhet.
Bota zvogëlohet,
ne rritemi.
Njësh bëhem me gotën
e humb torua:
Vera është grua,
vera është grua!...