TEKSTI ORIGJINAL

Njerëz ushtarë pa uniformë e grada
Me kambalet e sahanlëpirjes veshur
U mllaçisin eprorëve gay-parada
Paradat e turpit, aspak për të qeshur.

Ushtarë "besnikë" të ideve mediokër
Dynden si hiena, zhvasin edhe hanë
Prej qepës së prishur gëlltisin një kokërr
Një kokërr që qelb dhe helmon dynjanë.

I mjeri njeri ndër udhëkryqe e trotuarë
Zhvesh farat si petkat e gruas në mbrëmje
Përcillet pa shije prej krrundeve ushtarë
Dhe gishtat kërcet plot me duf e dhembje.

Një komb gjeneral me batalione të stisur
Kapterrë me çizme, snobë e pa fre'
Ushqejmë të ardhmen nga çorba e prishur
Jashtëqitje moderne, e kohës diare.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024