TEKSTI ORIGJINAL

Nuk di si Zoti e krijoi një femër
Të mençur apo shushkë
Dhe ne injorantët i vumë emër
Të ndershme a zuskë.

Një femër di të kurdisë çdo gjë
Në heshtje të tradhëtojë e dëshpëruar
Pastaj si në faj të mos nxjerri zë
Dhe ti besnikërisht të jesh i tradhëtuar.

Ajo arrin të notojë dhe e para të dali
Dhe notin hiç mos ta dijë
Një femër me vrull i ngjitet një mali
Dhe shpejt në majë të arrijë.

I ruhem asaj që sytë i shkëlqejnë
Ndaj rrezes që flakë lëshon si katallan
Prej inatit të fshehur dhe gurët shpërthejnë
Si më i tmerrshmi vullkan.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024