Teksti Origjinal

Fjalët e shkruara ndijshëm të qelqtë
që më shpiejnë në imagjinatë,
në ndjenjat mahnitëse
dua vetëm të ëndërroj me Shkronja Shqipe.

Shpresoj
të më shtegton bukuria
në oqeanet e pafund,
shtratdeti më shoqëron
në ujëvaret buzë madhështisë
që derdhen në pafundësinë e ndjenjave.

Flas
me vargjet rimore mesjetare
që shkundin si tërmeti ndjeshmërinë
shkrirë të bashkëjetoj me ekstazën.

Dashuruar jam
në fjalët e bukura për virgjëreshën
gërshetuar me të artën zonjë
bashkëshorten, motrën, shoqen, mistresën
mrekullitë e botës hyjnore.

Drejtoj
të pashuarin respekt
njerëzve me shpirt të sinqertë
endacakëve bujar në kohë.

Admiroj
fshehurat aromatike në poezi
figurat metaforë të ndërtuara me ndjeshmëri,
qetsënë e rrjedhjes së vargjeve
stilistikën magjike të rrëfimit
kuptuarit e poezisë nga artdashësit!

Uroj
Shqipes, Bekuara Shkronja të Përjetësisë !

Tyran Prizren Spahiu
Bohemi

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019