TEKSTI ORIGJINAL

Krimi po krim është, në ndodhtë në Bruksel a në Amsterdam
dhe në ndodhtë në një shtet që i madh është, por pak njihet.
E krimi është njësoj, nuk njeh gjysmëhënë dhe kryqe, e as duron
që një simbol të ngrihet fill e peshë, kurse tjetri fli e hi të bëhet.

Nëse të krisur ka gjysmëhënë e prishur, të marrë ka edhe kryqi që lidhje me kryqin nuk ka. Fe e shenjtëri në njerëzi nuk ekziston, se njeriu mish e gjak ka.
Gjysmëhëna kur përgjaket, njësoj si Krishti në kryq që lëngon prej duarve të gjakosura është.
Por botën trullosur gjithashtu e kanë qytetërimet pa qytetërim, vendet që dyqind vite histori kanë, e qytetërimi i vërtetë, në cep fshihet, se diçka me vlerë është si ena që zhurmë pak bën, kurse ajo pa vlerë, çmend dynjanë e botën gris.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024