TEKSTI ORIGJINAL

Kujtimet më shpiejnë në më të bukurën vend
të lagëta buzët e tua kur shijova,
në gjoks ndieja drithërimat
frymëmarrjen e rënduar, lotët e lumturisë,
ftuar jam nga koha të rikujtoj
të sinqertin dashuri që më dhurove,
të ftohtit, netëve të dimrit
shpalosnim orët e kënaqësisë,
kalonte koha, zjarri edhe më shumë digjej,
heshtja rrëfente fuqinë e afërsisë
nevojë nuk kishim për fjalët të dua
ishte i yni dashuri që mposhte edhe qetësinë.

Sot
bashkuar si muzgu me rrezet e diellit
endemi në kohë, vetëm ti dhe unë,
i yni vend pret shtegtarët e pranverës
vazhdon të ofron çaste hareje
vetëm unë dhe ti ndiejmë këtë melodi.

Të ndahem nuk dua, vetmin nuk përqafoj
të zhytemi në shkrirje kohë ka ende,
do rrëfen edhe natyra për shpirtërat e qytetit
përqafuar vizatonim ardhmërinë e bekuar.

Në të kaluarën kohë asgjë nuk do ndërroja
imtësinë më të vogël unë nuk do shtoja,
kënaqur jam pohoj për të kaluarën kohë
kur unë dhe ti askend nuk shihnim
dashurinë vetëm të merituarin ndjenjë!

vARGJE POETIKE X
bOHEMI

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024