TEKSTI ORIGJINAL

Më shtegto drejt diejve
ylberin të përqafoj
në kreshtat e pafund
me sy shqiponjë të shikjoj.

Tek hapat e para të njerëzimit
fiset e lashta Ilire
luftëtarët Fisnik Kalorësit Bujar
drejt ngjyrave madhështore kuqezi.

Të takoj të kaluarën
Ikonat e Penës Shqiptare
të falenderohem kolosëve
Naimit, Radës, Fishtës, Migjenit…

Më shtegto
ku gjynjëzohet madhështia e forcës
bukuria e imagjinatës mbërthen
zhveshen të gjitha pyjet
të vazhdoj tek fjalët me epsh të shkruara.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024