TEKSTI ORIGJINAL

Një vizitim i thjeshtë, plot ngjyra, ja ç'është kozmosi,
një diell, një laps me të cilin nënshkruan lehtë një firmë të vocërr në fund të fletës,
blu duhet shumë, kaltër, pastërti, kaltërsi në qiell të paanë dhe pak e zezë,
jo nga ajo me ngjyrime negative, jo! por një zog të vogël që fluturon mezi në kupë qiellore, trullosur nga erë e fortë.

Pastaj edhe balona duhet, tullumbace ngjyra - ngjyra, blu, kafe, rozë, jeshile, të kuqe, rozë prapë, bojëra bojëra me pak fjalë,
shumë ngjyra bëra bashkë, kostelacion yjësor, një ëndërr me sy hapur, sikur fluturon të ngjan,
por në fund asesi nuk mund të harrosh, ngjyrën që në fund vjen por më e rëndësishmja është,
e bardhë! Janë dy pëllumba që fluturojnë në fletë dhe poshtë një firmë, e vogël, iniciale të mëdha, një vulë dhe mbaron a fillon, askush nuk e di.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024