TEKSTI ORIGJINAL

Kur, sy mbyllur, në një mbremje të vakët vjeshte
thith kendshëm aromën e gjoksit tend të nxehtë,
shoh para meje imazhe brigjesh të lumtura
që përflaken në zjarre perëndimesh plot diell.

Shoh, një ishull të bardhë e të vogel,
ku rriten pemë të veçanta plot fruta gjithë aromë;
burra me trup të vogël, por të fortë e,
femra me sy të çiltër e plot voluptet…

Pastaj, aroma e trupit tend, më çon fluturim drejt
klimash mahnitese, ku shfaqet një port plot vela
e marinarë të sapokthyer nga udhëtime të largëta.
E, pastaj, nga gjithë kjo endërr, mes kengësh detarësh
ndjej përreth meje të më futet gjer në shpirt thellë,
parfumi i luleve egzotike që në ajër lodron përherë…

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024