TEKSTI ORIGJINAL

Gjithmonë kam menduar se nuk do të ekzistojë dikush në jetën time që do e dua shumë, edhe pse ëndërra ime ka ekzistuar aty çdoherë, por ka qenë ëndërr derisa të takova ty dhe mund të gjej 1 milion fjalë për të shkruar sonte atë që ndjej për ty, se si të takova dhe si u dashurova tek ti, edhe sikur dhjetëra romane të shkruaj për dashurinë time ndaj teje, Përsëri nuk do mjaftonte ngaqë dashurinë time mund ta ndjesh vetëm ti, të përket vetëm ty dhe askush tjetër nuk mund ta kuptoj atë. Thjesht je ai ëndërra që kam ëndërruar, je ylli i parë që e shoh kur nata bie, je ai i cili më hapi derën kur unë isha e lagur jashtë derisa binte shi, je ti ai i cili më zgjati dorën kur unë isha një hap nga fundi, je ai i cili më dhe kurajo për të vazhduar më tej, je arsyeja pse jetoj, je disi i përsosur për mua dhe nuk do të ekzistojë tjetër në jetën time që do të mund të të zëvendësoj.
Kur të njoha ty e kuptova që gjithçka që dija për dashurinë kishte qenë gabim dhe ajo frika se do të jem e lënduar tani është larguar sepse ishte ai i cili më drejtoi tek ti. Më vjen mirë që ti je imi dhe unë jam e jotja dhe së bashku do të luftojmë kundër gjithçkaje vetëm e vetëm ta ruajmë këtë ndjenjë të veçantë sepse nuk dua ta humb.
Kur jam me ty dua të humben e tëra. Kur them kështu, nuk më intereson për të tjerët, nuk më interesojnë mendimet e të tjerëve për mua, thjesht të përkas ty dhe dua që këtë ta ndjesh thellë brenda vetes tënde. Nuk ekziston dikush që do të hyj në teritorin tënd i dashur (që dmth brenda meje) sepse i jam betuar Zotit se unë do të jetoj për të të bërë të lumtur vetëm ty. Nuk dua ta humbas as edhe një buzëqeshje tënden, nuk dua ta humb as edhe një puthje, thjesht dua të gjitha gjërat t’i përjetoj me ty. Kam provuar që të mos mendoj për ty, por vetëm ka qenë njejtë sikur t’ju them gjetheve gjatë vjeshtës të mos bien poshtë, ka qenë njejtë sikur dielli i nxehtë i verës të mos shkëlqejë dhe ngroh.Ti ke lënë gjurmë në jetën time të cilat nuk fshihen nga era, nga dallgët apo nga harresa dhe këto gjurmë do t’i mbart me vete derisa të vdes. Të dua siç duhen disa gjëra të panjohura, fshehurazi, mes hijes dhe shpirtit. Të dua kështu, sepse unë nuk di ndryshe! Kur jam me ty mund të jem vetja; kur jam me ty ti më lejon të të përshkruaj në detaje se si e kam kaluar ditën; ti asnjëherë nuk më thua “përsëri do ma tregosh këtë histori?!”, ti je inspirimi im, drita ime; ti din si të sjellësh buzëqeshje në fytyrën time; secili tik-tak i zemrës sime të përket ty; ti mund të më lexosh edhe mendjen; më ke mësuar se ç’është dashuria; në historinë e jetës sime, kapitujt më të mirë janë të mbushur me ty; këto janë arsye të pafundshme për të të treguar pse të dua, por më e rëndësishmja i dashur është se, çdokush e di që jeta i ke të mirat dhe të këqijat e veta, një ditë je në majë të botës dhe një ditë je palaço, unë i kam kaluar të dyja për të mësuar se nuk duhet ta ndalësh diçka që është duke shkuar mirë, atë që e kemi ne të dy tani, e di që është një gjë e mrekullueshme të cilës nuk dua t’i jap fund. Do të ecim bashkë deri në fund, të premtoj. Të premtoj që do jap gjithçka që kam për të të parë të lumtur. Të dua deri në pafundësi

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024