TEKSTI ORIGJINAL

Shkuan kohet kur femijet
ne asnje rast s’kishin te drejte,
ti shprehnin gjithe padrejtesite
q’u beheshin nga te medhenjte.

Tash ata shprehen lirisht
c’u mungon e ku u dhemb,
dijne te bejne edhe me gisht
nga njeriu qe i neperkemb.

Njehere degjova te thote
nje ekspert i ligjesive:
“Me humanja ne kete bote
eshte kushtetuta e femijeve.”

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024