TEKSTI ORIGJINAL

Shiu është pëlhura jote që ngrihet mbi rrugë, imazhi yt që vërtitet si reklama në qytet,
i imët, i hollë, i ftohtë dhe si ylber me shtatë ngjyra lart në qiell fiksohet imazhi yt, flokë e duar,
stepesh e mpleksesh, zhytesh e mpihesh, një lot i madh sa një Adriatik po bie udhëve të Tiranës,
është pamja jote, që sa vjen e largohet dhe venitet lart në re, venitet.

E kridhesh në mendime të pafunda, tek trupi të rreshket nën pika shiu, e zemra të mbushet me lot të gazuar,
mendja fluturon përnjëherësh në tri kontinente, Brukseli ngjan afër e larg me Kamberran,
e mendja zhytet e zhytet, si lopata e një punëtori në një kanal në Rrugën e Barrikadave,
e ndërmend do t’i vijë shprehja: “Torturat më të mëdha në botë nuk janë fizike”.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024