TEKSTI ORIGJINAL

Fjalët më zbresin si vargmale
Prej që në zemër përjetë m'u ndale
Herë vjen si erë e herë si puhi
Më bën krenar, e plot mbarësi.

Unë jam me fat që në shpirt më ke mbetë
Tash shëtis lehtë si flutur krahëlehtë
Aty me vite lule shumëngjyrëshe këputa
Plot lule zemre, për ditë më të bukura.

E prej dashurie shpesh me vijnë zëra të ëmbël
Që më përkëdhelin butësisht me iso e tinguj
Se në shpirt shumë kënaqem, dot nuk e vras mendjen
Madje krenohem, që me ty bashkë jemi thinjur.

Ne ishim bashkë, të pandarë në erëra e stuhi
Për t'i mundur tufanet që na i dha shpesh jeta
Ti veç ti, prore më mbushe me ndjesi
Për të më bërë dritë në hijet që i ndesha.

Tash bashkë kemi dy yje e dy hëna
Që na falin shumë dritë, rreze, e ngjyra
Sa me fat mua më paska lindur nëna
Të të gjeji ty ,o gonxhe më e mira.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024