TEKSTI ORIGJINAL

Njerëzit e mëdhenj çohen që pa gdhirë, ecin nëpër rrugë, autostrada dhe nëpër hekurudhat e botës mbarë,
duke punuar në fusha, ara dhe në zyra me drejtësi, hakun secilit dhe për secilin hakun duke dhënë,
janë ata që bukë kur nuk kanë, me shokun dhe shoqen e ndajnë, luten për të tjerët, kur shi, borë, breshër mbi kokë të tyre bie,
kështu veprojnë, ata, njerëzit e mëdhenj.

Njerëzit e mëdhenj e bekojnë me puthje kotheren e bukës, se e dinë ç’do të thotë ajo për njerëzit që nuk kanë,
dërgojnë puthje e lutje për njerëzinë, për dashurinë që deri në qiell e ngrenë, se duan ata, aq shumë duan njerëzinë,
presin trenat teksa vijnë, gjysmë ore presin në stacion, edhe autobusin e presin, edhe udhëtime të largëta bëjnë,
deri në hënë ata shkojnë, vetësakrifikohen e nuk duan vetë që të jenë, të ngrenë lule ku varre e mortje ka.

Njerëzit e mëdhenj dashurohen 20 vjeç, kalvare kalojnë, vuajtje plot dhe vdesin pa mbushur dyzetë,
e në frymën e fundit, njeri me zor nuk duan, as ledhatime, as kortezi kur vendi jo nuk është, asgjë nga këta nuk e duan, madje ata,
lënë edhe një testament, ku shkruajnë: “varr jo nuk dua, as hi, as zjarr, asgjë jo unë nuk e dua”,
se në vdekje ata shohin drejtësi. Vdekja është e drejtë. Njësoj është si për mbretin si për më të vobektin. Kështu thotë një poet pers, e kështu citon Hizmet dhe kështu veprojnë njerëzit e mëdhenj.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024