Teksti Origjinal

Jetë e vrullshme rrjedhë në damarë të tij,
Poste të ndryshme e pasuruan dashurinë,
Gjendur prore në detyra të rënda,
Në kohëra tejet historike frymoj.

Me Ismail Qemalin bashkëbiseduan,
Kuvendi i Dibrës, mirëpriti Bashkimin e Janinës,
Filluan vjershat të pasurojnë thesarin,
Poezitë e mrekullueshme gjetën qetësinë.

Lindi Hanko, Halla dhe Zonjat e mëhallës...
Lodhur është, kjajnë bashkë me mëmëdheun,
Zëri burrëror kërkon, zgjo Shqipërinë,
O i Madhi Perëndi, shndrit në pavarësi,
Begato djepin e Europës me drejtësinë.

Duhet ndalur dhunuesit që mbretërojnë,
Burrat që hanë e pinë, arka, xhepa mbushin,
Dje, sot, shpresojmë, nesër mos të ndodh,
Koha e maskarenjve të rrëmbej kombin.

Në shkëmbin e gdhendur të jetës,
Trokiti në derë Lidhja e Shkrimtarëve,
Ngjashëm si Korça me serenatën e mesnatës,
Rrugëtojnë poetët dhe artistët në dirigjim të Alisë.

Tyran Prizren Spahiu

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019