TEKSTI ORIGJINAL

Dua të të gjej edhe pse nuk të kërkoj
Po të pres edhe pse po nuk erdhe asgjë nuk ndryshon
Kam vetmi edhe pse ti nuk më mungon aspak
Dua të afrohem afër teje edhe pse asnjë hap nuk e bëj
Dua të të përqafoj edhe pse nuk kam asnjë ndienjë
Nuk ndiehem rahat, por ti nuk me sjell aspak qetësi
Erdhe apo nuk erdhe
Shkove apo ndenjte
Më shave apo më lavdove
U lute apo më mallkove
Më deshte apo më urreve
Asgjë nuk ndryshon
Ishe dielli që nuk më ngrohe
Ishe hëna që nuk më ndriçoi
Ishe ylli që nuk më zbukurove
Ishe qielli që nuk pate vend për mua
Nuk më mungon edhe pse kam nostalgji
Ke dikë tjetër e di
Nuk më bën përshtypje
Dy rrugë kemi tani
E asgjë nuk na bashkon
Po thua se ke ndryshuar
Por mendon sikur dikur
Atëherë çfarë ke ndryshuar?
Disa gënjeshtra më shumë
Apo disa arsyetime banale?
Ne nuk mund të jemi bashkë
Sepse jemi negativi dhe pozitivi.
Ti mendon për vete e unë për të dy
Ti mendon për xhepin e unë për zemrën
Ti mendon për pamjen e jashtme e unë për përmbajtjen e brendshme
Pra dallojmë rrënjesisht
Nuk je më ylli im
Nuk je më hëna e as dielli im
Madje nuk je as qielli im
Nuk je më gëzimi e as pikëllimi im
Nuk je më as buzëqeshja e as loti im
Nuk je më as mëngjesi e as mbrëmja ime
Nuk je më asgjë për mua.
Je hiri sakral i hudhur rrugëve të vjetra të pluhërosura

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024