Teksti Origjinal

Sytë më janë mjegulluar
këmbët gati se dorëzohen
ulur në bregun e Lumbardhit
zëra dëgjoj, hapa të shumtë.

Mosha më rëndon
mbërthyer më ka vetmia
ditët gjasojnë gjysëm errësirës
ç'bëj unë në këtë botë të huaj!

Çast para shkuarjes
përlotur tha ''Tani je me vetmin tëndë''
si flutura që braktis verën
u largua me të përhershmën lamtumirë,
hutuar më la, gjynjëzuar në shpirt.

Kërkova të bashkëudhëtojmë
ndajmë përjetësinë atje lartë
mbylli sytë, nuk mora përgjigje
bërë jam relikt sot, në derë askush nuk troket.

Ndihem pashpresë, si në mesjetën kohë
hallet të ndaj, nuk kam me kend
kohë kjo mua më anashkalon
mësuar nuk jam, njerëzit bërë janë akull.

Takova në shtëpi edhe sot vetmin
rrëmuja vërsulet në çdo kënd
dua që, pa dhimbje, papritmas të ngritem
në horizonte të takoj bukurën pjesë timin.

Tyran Prizren Spahiu
Bohemi

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019