TEKSTI ORIGJINAL

Të lindësh dhe të vazhdosh të jetosh, sikundër në një xhungël ku luani e ha drerin dhe e kollofit për së gjalli,
mes njerëzisë, është një mund shumë më i madh, ndoshta edhe më tepër se mit i Sizifit, teksa “hahesh” përditë nga ambient përreth,
e në xhungël të përditshmërisë lindet, jetohet, rrëzohesh, vazhdohet, në mbijetesën e rëndë ku njerëzorja humb si humusi,
e në krye dalin pemët e kalbura me fruta të hidhura për njerëzinë, si shumica e njerëzisë, një xhungël, me tela të ngatërruara, kaq keq, e fundi, tragjedia e tragjedive qëndron në një pikë: në qafën, si pika finale e rëndesës të xhunglës mizore me ankthin e pafund, me skenën finale tmerrësisht mizore. Në kohën e Eskilit, flakën donin t’ia jepnin njerëzisë, sot Zeusi është plotfuqia, e në çdo lëvizje të gurëve, ndodh një tmerr i ri, një tragjedi, si mot i zi.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024