Teksti Origjinal

E pyeta njeriun çështë cmira vallë
A i dihet vërtet origjina...............?
Shpirti në të kundërt - më tha
shkruar bukur në gojë të liga.
E pyeta zotin se çështë cmira
Nga se krijohet vallë
Pse njeriu ushqehet me të
Edhe, kur ka ç'të hajë.
Pyeta diellin.. vërtet çështë cmira
Po qishtje gjenetike
Tha, me një shqipe të çalë
Se Njeriu tani vonë ka ardhë,
Po, po çështje gjenetike
E trashëguar nga bota në botë
Mjafton të shikosh Hënën si i mbledh turinjt,
Sa herë vilen parcelat në Tokë.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019