TEKSTI ORIGJINAL

E kam vizituar Nolën, Nolan e Italisë, që gjendet në periferinë e Napolit, aty ku ka politikë, emigrantë, edhe mafie ka shumë,
po sot është një vend i vogël Nola, tepër i vogël do të thosha unë, me makina dhe me çdo lloj mjeti tjetër mund ta gjesh në atë cep të tokës,
e Nola e bukur, një rregull i paparë i një arkitekture kaltëroshe dhe mjaft mbresëlënëse, sot është e lehtë si një pupël me zërin e një kishe dhe sheshi të vogël,
por Nola është e madhe në histori, ka madhështi dhe gjithashtu edhe vrull të dijes që digjet në zjarr, eh Nola.

Nola e dashur ka edhe historinë e lashtësisë me perandorin August, një sundim prej gjakatari dhe tirani, me një vello madrilene gjithashtu,
por ka nga ana tjetër Xhordano Brunon, njeriun, matematicienin, fizikantin, që hodhi poshtë teoritë e feve dhe zbuloi diçka të re për universin e u dogj në turrën e druve,
sot e ka pushtuar mafia, emigrantët vuajnë si qen teksa punojnë rëndë shumë dhe se as ujë nuk pinë, rrihen, vriten për të dërguar para dhe bukë në shtëpitë në atdhe, e policia funksionon trashë,
e Nola e dashur sot është bajate, por ka qenë dikur djep i pushtetit dhe kulturës, një madhështi e frikshme, si ajri i natës që endet nëpër qytet, i ftohtë e të pret, e dashur.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024