TEKSTI ORIGJINAL

Në bulevardin “Zogu i Parë”, në lokalin e preferuar, që mban emër mbretëror, ku është cirku, ku janë ngjyrat, ku nisen autobusët për në Athinë,
do ta pi unë një dolli për mbarë këtë njerëzi, e bulevardin do të pushtoj, për te Mbretëresha Geraldinë. Kraharori im i ngrohtë, mendje e nxehtë dhe hap i keq, pa shtrëngime vetëm do ecë, e do të harrojë,
ç’është e zeza, ç’është e liga, e poshtra, e tinëzia, pabesia, intriga, gjithë të këqijat.

E në ikjen e shkujdesur, me një buzëqeshje të lehtë, kamerieres bukuroshe një letër ia kam lënë: “Nga gënjeshtrat, nga e keqja, nga e poshtra, nga e liga, e nga tinëzia, Zot shpëtoje ti njerëzinë!”.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024